Adria Airways d.d., më herët e quajtur Inex-Adria Airways, është kompania nacionale ajrore e Sllovenisë. Sot, shumica e biznesit e Adria Airways zhvillohet në fluturime të rregullta. Adria operon në 22 destinacione të rregullta në mbarë Evropën. Është anëtare e Star Alliance që nga viti 2004 dhe partner i Lufthansa që nga viti 1996.
Adria gjithashtu operon edhe fluturime jo të rregullta (charter) gjatë sezonit veror, në destinacione të Mesdheut, Sharm el-Sheikh dhe Hurghada në Egjipt.