Njoftim i rëndësishëm! Për udhëtarët që rezervojnë në klasën ekonomike u ofrohen vetëm biletat e autobusit National Express, përderisa për ata që rezervojnë në klasën biznes vazhdohet t'u ofrohet akomodimi në hotel, por duke mos përfshirë transportin privat.

British Airways (BA) është kompania nacionale e Mbretërisë së Bashkuar. British Airways u formua nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar në vitin 1974, pasi bashkimit të dy kompanive shtetërore, British Overseas Airways Corporation dhe British European Airways, si dhe dy kompanive tjera rajonale, Cambrian Airways nga Kardif dhe Northeast Airlines nga Newcaslte. British Airways më pas u privatizua në shkurt të vitit 1987. British Airways është anëtare formuese e aleancës Oneworld, së bashku me American Airlines, Cathay Pacific, Qantas si dhe kompaninë tanimë të falimentuar, Canadian Airlines. Kjo është aleanca e tretë më e madhe pas SkyTeam dhe Star Alliance.