Ekipi


Ekipi i fluturi.me mbikëqyret nga Albion Idrizi. Albioni ka magjistraturë në aviacion të përfunduar në Universitetin e Danubit në Krems të Austrisë dhe ka 20 vite përvojë punë ne aviacion dhe turizëm. Albioni ka përvojë pune udhëheqëse dhe shkollim profesional në Kosovë, Gjermani, Angli dhe Shqipëri. Ai qe nga viti 2005 ligjëron kurse te IATA (International Air Transport Association) pranë Institutit për Trajnim dhe Zhvillimit në A.U.K në fushën e aviacionit, turizmit dhe industrisë së udhëtimeve. Z. Idrizi për shtatë vite me radhe ka udhëhequr suksesshëm zyrën regjionale të kompanisë së njohur British Airways.

Fatmir Jusufi udhëheq sektorin e zhvillimit dhe personi përgjegjës për zhvillimin e portalit fluturi.me. Fatmiri është në përfundim të magjistraturës në Departamentin e Gjeografisë pranë Universitetit të Prishtinës. Fatmiri po ashtu ka përvojë në turizëm, marketing dhe dizajn. Ai është duke përfunduar kurset profesionale të IATA drejt diplomes “IATA Studime në Aviacion”.


Fluturi.me

Fluturi.me është koncepti i parë mbarëshqiptar në tregtinë e udhëtimeve që është i bazuar krejtësisht online dhe përmes telefonit në ofrimin e shërbimeve rreth rezervimit dhe shitjes së aviobiletave dhe shërbimeve tjera ndërlidhëse. Po ashtu fluturi.me është një portal ku ju mund të informoheni rreth të gjitha fluturimeve dhe produkteve tjera turistike që ndërlidhen me Ballkan në çdo vend dhe në çdo kohë, shpejt dhe sigurt. Duke përdorur motorë më të avancuar të kërkimit, ne përmes faqes fluturi.me kemi arritur t’ju ofrojmë informata të sakta mbi lidhjet më të mira dhe çmimet të volitshme në treg për Eksploro nga dhe për në Ballkan, gjitha këto në gjuhën shqipe. Fluturi.me është e lidhur me sistemet e rezervimeve të kompanive të sigurta si të tipit linjë dhe atyre low-cost për t’ju ofruar juve ofertën më të mirë dhe të lirë në treg në çdo kohë. Fluturi.me mbështetet edhe nga një qendër e rritjeve ku stafi ynë ju shërben në çdo pyetje që ju keni. Blerjet e biletave mund t'i bëni sigurt përmes kartelës suaj të kreditit apo përmes transferit bankar në Kosovë, Gjermani apo Zvicër.

Për Gearsup Solutions Shpk.

Gearsup Solutions Shpk është kompania në Ballkan në industrinë mbështetëse të aviacionit që ofron shërbime konsulencë, trajnime dhe BPO (Business Process Outsourcing) për fushën e aviacionit dhe turizmit. Fluturi.me është projekt i zhvilluar dhe i menaxhuar nga Gearsup Solutions.