Swiss International Air Lines AG (shkurt: Swiss) është kompania nacionale ajrore zvicerane që operon fluturime të rregullta në Evropë, Amerikë Veriore, Amerikë Jugore, Afrikë dhe Azi. Baza kryesore e saj është Aeroporti i Cyrihut (ZRH). Kjo kompani ajrore u formua menjëherë pas falimentimit të Swissair në vitin 2002.