Rregullat dhe kushtet e përgjithshme

Vërejtje: Fluturi.me është projekt i Gearsup Solutions sh.p.k. me seli në Prishtinë, Republika e Kosovës. Me çdo veprim në faqen online fluturi.me, ju si klient, shfrytëzues apo vizitor i faqes i pranoni këto terme dhe kushte të kompanisë Gearsup Solutions sh.p.k., si në vazhdim.

Kushtet kryesore

Gearsup Solutions Shpk përmes shërbimit online fluturi.me ju ofron mundësinë të informoheni, rezervoni, blini apo ndryshoni (vetëm në raste të caktuara) produktet dhe shërbimet turistike, udhëtime me aeroplan, qëndrimi në hotel, makinë me qera, aranzhman, sigurim shëndetësor, etj. Informacionet në faqen fluturi.me mund të ndryshojnë në çdo kohe. Gearsup Solutions Shpk nuk mban përgjegjësi për përmbajten e faqes dhe saktësisë së informatave në faqe. Nuk lejohet huazimi i përmbajtjes në fluturi.me për shfrytëzim komercial nga palët tjera pa miratimin paraprak me shkrim të Gearsup Solutions Shpk. Gearsup Solutions Shpk ka rolin e ndërmjetësuesit, përkatësisht rishitësit të shërbimeve dhe produkteve turistike që ofrohen nga operatorët turistikë direkt apo përmes agjencive tjera. Në rast kur ju bëni rezervim dhe blerje në fluturi.me, kontrata për shërbimin apo produktin e blerë lidhet mes jush dhe operatorit turistik (aviokompani, hotel, tour operator, kompanisë së sigurimeve, etj). Në çdo rezervim, blerje apo ndryshim vlejnë kushtet e operatorit apo agjencisë përkatese. Ju këshillojmë që t'i verifikoni këto me kujdes, në veçanti kushtet e bartjes apo qëndrimit dhe kufizimin e përgjegjesisë së operatorit.

Rezervimi online dhe procedimi i biletave:

Bileta që ju e rezervoni përmes faqes fluturi.me është e vlefshme për maksimalisht 24 orë. Në disa raste rezervimi është i vlefshëm vetëm brenda ditës apo edhe më shkurt. Brenda kësaj periudhe ju duhet ta bëni pagesën pranë Gearsup Solutions Shpk apo përmes palëve të treta të autorizuara që do t’ju komunikohen nga ne. Procesimi i biletës, kuponit apo policës për shërbimet e blera bëhet vetëm pasi të dëshmoni bindshëm se keni kryer pagesën. Ne do t’ju dergojmë biletat dhe kuponat përmes postës elektronike kurse polisat dhe dukumentat tjere do t'ju dergojmë me poste normale. Gearsup Solutions Shpk nuk mban përgjegjësi për humbje, vonesë apo dëmtim të dërgesave postale.

Pagesat

1. Pagesen ju mund ta bëni online përmes ueb faqes fluturi.me me kredit kartelat e përzgjedhura. Pagesa procesohet nga palët e treta të kontraktuara nga Gearsup Solutions Shpk.
2. Ju po ashtu mund ta bëni pagesën përmes transferit bankar direkt tek Gearsup Solutions apo përmes ndërmjetësuesve të perzgjedhur. Pas rezervimit të bërë, ju do të pranoni udhëzimet e pagesës përmes postës elektronike apo SMS. Ju duhet ta dërgoni dëshminë e pagesës tek Gearsup Solutions Shpk gjatë orarit të punës dhe para skadimit të afatit të rezervimit. Për të lehtësuar dhe shpejtuar identifikimin e pagesës suaj, ju lutem gjithmonë vendosni emrin dhe mbiemrin e pasagjerit dhe numrin e rezervimit në përshkrimin e pagesës.
Pagesat e akomodimit apo makinës me qira bëhen pas mbërritjes tek ofertuesi. Për ta bërë rezervimin, ju duhet të keni një kartelë krediti valide e cila do të përdoret edhe për pagesë. Mënyra e pagesës mund të ndryshojë varësisht nga gjykimi dhe kapacitetet e ofertuesit përkatës në momentin e pagesës.

Dokumentet e udhëtimit

Ju si klient jeni të obliguar që gjatë gjithë udhëtimit të posedoni të gjitha dokumentet e nevojshme për udhëtim dhe ato të jenë në rregull dhe valide (pasaportë, vizë, dokumentin shëndetësor, ftesë, kupon hoteli, sigurim shëndetësor, etj). Ju duhet t'i mbuloni të gjitha shpenzimet në rast se udhëtimi juaj ndërpritet apo ndryshohet për shkak të dokumenteve të udhëtimit.
Gearsup Solutions Shpk nuk merr përgjegjësi në rast se juve ju ndalohet hyrja në destinacion nga policia, dogana apo nëpunësit e atij shteti, por edhe në rastet ku dokumentet e udhëtimit janë në rregull.

Devizat, dogana dhe rregullat shëndetësore

Ju jeni të obliguar t’i respektoni rregullat doganore të Republikës së Kosovës dhe të shteteve përkatëse qe i vizitoni gjatë udhëtimit. Gjithashtu ju duhet të informoheni paraprakisht në lidhje me rregullat shëndetësore të vendeve ku ju do të udhëtoni dhe nëse është e nevojshme t’i siguroni dokumentet shëndetësore (librezën e vaksinimit, etj). Në rast të shkeljes së rregullave të devizave, doganave dhe rregullave shëndetësore, ju do t’i bartni vetë të gjitha shpenzimet e lindura.
Gearsup Solutions Shpk ju rekomandon fuqishëm që të bëni sigurim shëndetësor në çdo udhëtim.

Bagazhi

Kompanitë e fluturimeve kanë rregullat e tyre sa i përket peshës dhe madhësisë maksimale të lejuar të bagazhit në udhëtim. Ju jeni të obliguar që para udhëtimit të informoheni rreth këtyre rregullave dhe t'i respektoni ato. Ju do t’i merrni të gjitha shpenzimet në rast se bagazhi juaj është mbipeshë apo më i madh se që është e lejuar. Në rast të humbjes apo dëmtimit të bagazhit nga ana e operatorit turistik, ju jeni të obliguar ta raportoni menjëherë rastin tek shërbimi "Lost & Found" në aeroport. Transporti i bagazhit është i rregulluar sipas kontratës (biletës) midis juve dhe aviokompanisë. Këtu vlejnë në vacant konventat për limitimin e përgjegjesisë si p.sh. Konventa e Varshavës, përkatësisht Konventa e Montrealit, varësisht se cila është në fuqi në shtetin përkatës.

Ndryshimet e fluturimit, ndërrimi i datave dhe anulimi

Në rast se ju dëshironi të ndryshoni datën e fluturimit apo anuloni fluturimin, ju duhet t’i drejtoheni me shkrim Gearsup Solutions Shpk. Ju do t'i merrni përsipër të gjitha shpenzimet apo dëmet që rezultojnë nga ndryshimi apo anulimi, përderisa bëhet me vullnetin tuaj, sipas kushteve përkatese të tarifës.
Ju rikujtojmë që shumica e shërbimeve turistike si aviobileta, akomodimi si dhe sherbimet tjera janë të kufizuara pjesërisht apo tërësisht.
Gearsup Solution Shpk mund t’ju ngarkojë me pagesë shtesë për shërbim në rast se ju anuloni apo ndryshoni rezervimin.
Pagesat e bëra për shërbim nga Gearup Solutions Shpk nuk reimbursohet në asnje rast.

Obligimet e përdoruesit

Keqpërdorimi me kartelë krediti është i ndaluar dhe i dënueshëm me ligj. Të miturit (nën 18 vjet) nuk mund t'i përdorin shërbimet fluturi.me. Gjithashtu nuk mund ta keqpërdorni faqen fluturi.me nëse nuk keni synim të blini shërbime turstike përmes kësaj faqeje. Në rast ku faqja fluturi.me keqpërdorimi p.sh. për rezervime testuese, atak kibernetik apo marrje të paatorizuar të informacioneve, ju jeni të obliguar të paguani kompenzim dhe dëmshperblim për shfrytëzim të paautorizuar të faqes.

Trajtimi i të dhënave dhe privatësia

Ne obligohemi të kujdesemi për të dhënat tuaja në fluturi.me dhe mos t'i kalojme ato tek palët tjera pa miratimin tuaj paraprak. Sidoqoftë, të dhënat tuaja mund të kalojnë tek partnerët dhe operatorët turstikë të caktuar me të cilët ne bashkëpunojmë.

Ligji në fuqi:

Këto rregulla dhe kushte perbëjnë një kontratë mes jush dhe Gearsup Solutions Shpk. Vlejnë ligjet e Republikës se Kosovës. Ju pajtoheni me faktin se çdo kontest apo mosmarrëveshje do të trajtohet nga gjykatat e Republikës së Kosovës në Prishtinë.

Kontakti:

Për më shumë informata ju lutem na kontaktoni përmes postës elektronike në: info@fluturi.me
Gearsup Solutions Shpk
Kodra e Diellit, Hyzri Talla 18
Prishtinë, Republika e Kosovës