Turkish Airlines (turqisht: Türk Hava Yolları) është kompania kombëtare ajrore e Turqisë, me bazë në Aeroportin Ataturk të Stambollit. Operon fluturime të rregullta në 41 destinacione vendore dhe 203 aeroporte ndërkombëtare në Evropë, Azi, Afrikë dhe Amerikë. Me 244 destinacionet e saj, kjo shoqëri ajrore renditet e katërta në botë sa i përket numrit të destinacioneve. Turkish Airlines është anëtar i Star Alliance që nga 1 prilli i vitit 2008.